Nëse bëhet luftë në Kosovë, Ramabaja thotë se do të bëhet ushtar

Javëve e muajve të fundit, është përmendur shpesh lufta e mundshme Kosovë-Serbi.

Mundësitë për një luftë të re në Ballkan, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë i ka pranuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në disa raste, kur ka folur në intervista për mediume të huaja.

Gjatë emisionit në Pressing, analisti Dukagjin Gorani pyet analistin Sadri Ramabaja se si do të vepronte nëse në Kosovë përsëritet lufta e Ukrainës.

“Nëse Ukraina përsëritet te ne, çka e ke ndërmend me bo?”, i drejtohet Gorani Ramabajës.

Ramabaja përgjigjet shpejt, duke thënë se do të ishte ushtar i një rezistencë të organizuar shtetërore.

“Do të bëhem ushtar. Ushtar i thjeshtë. Do të jetë rezistencë e organizuar shtetërore”, thekson Ramabaja.