Nervozohet deputetja e VV-së në Kuvend: “Mos e pengo, mos e pengo”

Po vazhdon debati në Kuvendin e Kosovës për krizën e rrymës në vend.

Herë pas here, disa deputetë po nervozohen me fjalimet e njëri-tjetrit andaj edhe po shkaktohen reagime me të ngritura zëri.

Kështu ndodhi edhe gjatë fjalimit të deputetit të VV-së, Halil Thaçi, i cili po e përmendte frazën e famshme të shkatërrimit të “20 viteve të kaluara”, frazë kjo që Qeveria po e përdor për t’u arsyetuar për krizën e rrymës.

“Kjo është një sabotazh që po mundohet t’i bëhet kësaj qeverie dhe një minsitreshe të suksesshme dhe një drejtori të suksesshëm në krye të KEK-ut. Mirëpo a ka punë, ka punë shumë, sepse për 20 vite keni instaluar njerëz për të vjedhur tendera”, tha Thaçi.

Gjatë kohës që fliste Thaçi ndërhyu dikush nga opozita e kjo shkaktoi nervozizëm tek deputetja e VV-së, që u dëgjua duke bërë thirrje me zë të lartë “mos e pengo, mos e pengo”.