Nëpër shkolla do të ligjerohet për sulmet e 11 shtatorit

Në të gjitha shkollat fillore e të mesme të Fushë Kosovës mbahet një ligjëratë 10 minutëshe për aktin terrorist të datës 11 shtator 2011 në ShBA.

Ligjërues do të jenë Agim Rexhepi nga “Miqtë e Amerikës” dhe drejtori i Arsimit të Fushë Kosovës, Islam Shabani, raporton Ballkani.info.

Ballkani.info ka kontaktuar me Agim Rexhepin në lidhje me qëllimin dhe synimin e kësaj ligjerate nëpër shkolla.

“Qëllimi është t’i informoj nxënësit e personelin për këtë akt terrorist që i ndodhi popullit e Institucioneve amerikane, përballimi e tejkalimi i ngjarjes dhe përkrahja amerikane dhenë popullit tonë. Kerkoj që fëmijet e personeli arsimor të dinë kend e kemi pas krah kur e kemi pas të rrezikuar edhe ekzistencen fizike si popull”, tha Rexhepi.

Sulmet terroriste të 11 shtatorit ishte një ngjarje që vijoi shumë zhvillime tjera historike. /Ballkani.info/

loading…