Nëntë persona të testuar nga Malisheva, përmirsohet situata në këtë qytet, pasi të gjithë monstrat rezultojnë negativ

Nëntë persona nga Komuna e Malishevës, për të cilët dyshoje se ishin të prekur me COVID-19, fatmirësisht kanë rezultuar negativë.

Kjo është konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, përmes komunikimit zyrtar me Komunën e Malishevës.

Ky është një lajm i mirë për Malishevën, pasi situata çdo ditë e më shumë po përmirësohet dhe situata është në kontroll të plotë.

Në Malishevë janë 73 raste të konfirmuara me koronavirus, prej tyre 55 të shëruar./Ballkani.info/

dhe një me përfundim fatal, ndërkohë që në shërim e sipër janë edhe 17 persona.