Nëna që i dhuroi të birit kanabis për shërimin e kancerit, i mahnitshëm rezultati (FOTO)

“Dhimbja po bëhej e pa përballueshme. Gishtat e dorës të tim biri Deryn ishin bërë të forta e të zeza nga një infeksion. Thonjtë nisën t’i binin dhe çdo pjesë e mbetur e lëkurës ishte mbuluar nga plagët. Më lutej çdo ditë: të lutem mami thuaji të më presin duart. Nuk mundem ta duroj dot më këtë dhimbje”.

Është ky rrëfimi i Callie Blackwell, një grua e cila ka bërë publike historinë e pabesueshme të djalit të saj, që i shpëtoi kancerit falë kanabisit. Blackwell ka publikuar një libër ku rrëfen sesi e dëshpëruar për t’i lehtësuar atij dhimbjen, ajo i dha të birit kanabis. Ajo që padyshim nuk priste ishte që kjo drogë do t’i shpëtonte jetën…

Deryn kishte përzierje gjatë gjithë kohës dhe kishte krijuar varësi ndaj ilaçeve që ia lehtësonin këtë gjendje. Ai merrte një dozë çdo 8 orë, por kishte nisur të kërkonte gjithnjë e më shumë. Ishte e vetmja gjë që i lehtësonte dhimbjen, Deryn kishte vuajtur mjaftueshëm.

Në 2010 –ën ai ishte vetëm 10 – vjeç kur u diagnostikua me leuçemi.

18 muaj më vonë, atij iu tha se kishte një kancer sekondar të qelizave të sarkomës, të njohur si Langerhans, një formë tepër e rrallë kanceri.

Vetëm 50 raste njihen deri më sot dhe vetëm 5 njerëz vuajnë nga ky kancer aktualisht në të gjithë botën. Por asnjë nuk kishte patur kombinim të këtyre dy lloje kanceri, duke e bërë rastin e Deryn unik.
1 djalë në 7 miliardë njerëz.

Në 2013 – ën, pas gati 4 vitesh në spital, dukej se e vetmja gjë që kishte mbetur për të ishin ilaçe të forta për t’i lehtësuar dhimbjen dhe se jeta e tij kishte mbërritur në fund.

Ashtu siç do të ndihej çdo nënë, Callie ishte e dëshpëruar për të gjetur diçka që do t’i lehtësonte dhimbjen.

“Shpenzova orë të tëra duke kërkuar në internet dhe pikërisht këtu gjeta një raport për një substancë të quajtur Bedrocan, një qetësuar në bazë të së cilit ishte kanabisi”.

Pavarësisht se mjekët i thanë se nuk ishte testuar kurrë më parë tek fëmijët, ajo vendosi ta provonte… fundja s’kishte më çfarë të humbte.

Ajo e gjeti kanabisin në rrugë të jashtëligjshme. Më pas gjeti përbërësit e tjerë dhe krijoi përzierjen dhe ia dha Deryn. Djali pati lehtësim të dhimbjes. Megjithatë, në Dhjetor të 2013 – ës ai doli nga spitali dhe shkoi në një hospice, për të kaluar ditët e fundit të jetës.

Por teksa ishte përgatitur shpirtërisht për vdekjen e tij, ai i kërkoi të ëmës që të mos i jepte më morfinë.
Kështu ai hoqi dorë nga të gjitha ilaçet që përdorte për dhimbje dhe e vetmja gjë që e qetësonte ishte përzirja me kanabis që nëna e tij i jepte.

Dhimbja u përmirësua ndjeshëm. Por jo vetëm kaq, një natë të bukur, fashoja që kishte mbështjellë gishtat e duarve ra dhe nëna e tij shtangu kur pa se nga i “vdekur”, gishti i tij ishte shëruar.

Me qindra persona që Deryn i kishte prekur zemrën luteshin për të, mos vallë kishte ndodhur një mrekulli?

Kur Deryn u vizitua nga mjekët, ata i thanë të ëmës: Nuk jemi më të sigurt nëse djali po vdes…

Mjekët nuk ia kishin idenë se si ishte e mundur një gjë e tillë…

Sigurisht gruaja e kishte të vështirë të pranonte se i kishte dhënë të birit kanabis… fundja ishte e jashtëligjshme.

Por duke parë ndryshimin që kishte shëndeti i Deryn kur merrte kanabis, për nënën e tij ishte provë e fortë.

Që nga ajo kohë, djali jo vetëm që nuk vdiq, por ai bëhet çdo ditë e më i fortë.

Sot 17 – vjeç, Deryn është një fëmijë normal dhe ka vendosur që të bëhet kuzhinier.