Nëna e yllit të Romës publikon foto seksi

Futbollisti i Romës, Nicolo Zaniolo, ka kërkuar nga nëna e tij që të bëjë kujdes me fotot që poston në rrjete sociale.

Kërkesa e tij vjen pasi Francesca Costa po njeh një famë në rritje kohët e fundit në Instagram, ku poston vazhdimisht foto provokuese, në të cilat reklamon mjaft mirë linjat dhe është e vështirë të besosh se ka 40 vite mbi shpinë.

“Ndal mama, mjaft duke postuar kaq shumë foto. Çfarë bën me gojën në atë pozicion? Harrove që je 40 vjeçe”, mësohet t’i ketë thënë Zaniolo mamasë së tij, duke e kritikuar për fotot e shumta në rrjetet sociale.