Nëna e paraqet të zhdukur vajzën e saj të mitur

Një femër ka njoftuar policinë në Ferizaj se që nga data 13 mars e këtij viti, vajza e saj e moshës së mitur është larguar nga shtëpia.

Nëna e së zhdukurës ka informata se ajo bashkëjeton me një person të njohur për të.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Ramadan Rexhepi” në Ferizaj dhe është duke u hetuar.