Në të gjitha xhamitë e Kosovës sot u ligjerua për Ushtrinë e Kosovës

Tashmë zyrtarisht, Kosova do ta ketë Ushtrinë e vet.

Deputetët e Kuvendit kanë votuar tri projektligjet që ndryshojnë mandatin e FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës, përkatësisht ushtri.

Për nderë të kësaj dite në të gjitha xhamitë e Kosovës Hytbeja e xhumasë i është kushtuar formimit të Ushtrisë së Kosovës.

Kështu ka njoftuar Bashkësia Islame e Kosovës.

Ky është njoftimi I plotë:

Sot, në të gjitha xhamitë e Kosovës, me urdhër të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës do të ligjërohet për ruajtjen e sigurisë dhe rëndësisë së saj fetare e shoqërore. Kjo vjen si shkak i miratimit të ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri të rregullt nga Kuvendi i Republikës së Kosovës