Në Spanjë të bindur, Topin e Artë e fiton Luka Modric
Sipas asaj që raporton radio spanjolle Onda Cero Luka Modric është fitues i trofeut të Topit të Artë për vitin 2018.
Lajmin e japin të sigurtë tashmë në Spanjë me triumfin e suksesin e mesfushorit kroat të Real Madridit të garantuar.
Për më tepër Onda Cero zbulon edhe podin që plotësohet me sulmuesin portugez të Juventusit, Cristiano Ronaldo dhe sulmuesin e Atletico Madrid francezin kampion bote, Antoine Griezmann.
Sigurisht që për të marrë zyrtarizimin e këtij lajmi do të na duhet të presim të hënën e 3 dhjetorit kur është planifikuar edhe për t’u mbajtur ceremonia por nëse do të konfirmohej një lajm i tillë atëherë Modric, i cili pak kohë më parë u përzgjodh edhe si lojtari më i mirë i vitit nga FIFA, do të thyenete rrjedhën natyrale dhe supremacinë e vendosur dekadën e fundit nga dyshja Ronaldo-Messi, dhe pse portugezi sërish do të ngjitej në pod, por një triumf i Modric do të hapte kështu një etapë të re në shpërndarjen e këtij trofeu.
Deri më tani në të vërtetë ka patur shumë spekulime që jepnin indicie se këtë herë trofeu do të shkonte për Varane apo Mbappé që bashkë me Modric do të përbënin treshen e podit duke rrëzuar fare nga hierarkia Cristianon dhe Griezmann. Gjithsesi, mbetet për t’u parë cfarë do të ndodhë, fjala e fundit i mbetet Parisit.