Në Skenderaj sekuestrohet një armë

Në orët e paradites së sotme, policia në Skenderaj, ka sekuestruar një armë.

Sekuestrimi i armës është bërë në fshatin Likovc të Skenderajt në kohën kur zyrtarët policorë kanë hasur në personin e dyshuar dhe me këtë rast gjatë kontrollit të detajuar tek i dyshuari është gjetur dhe sekuestruar një armë e llojit pistoletë, një karikator dhe shtatë fishekë, për të cilën i dyshuari nuk kishte leje.

Lidhur me rastin në cilësi të të dyshuarit është intervistuar i dyshuari shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit të rastit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt dhe ndaj tij është iniciiuar rasti për veprën penale: ”Mbajtje në pronësi, posedim dhe kontroll të paautorizuar të armëve’’.