Në shtatzëni është fotografuar me luzmë bletësh, më pas ka marrë lajmin e hidhur

​Emily Mueller ka mbetur shtatzënë dhe ka vendosur të bejë diçka të parëndomtë para lindjes.

Ajo i adhuron bletët, të cilat i kultivon me vite, kështu që ka vendosur ta përjetësojë shtatzëninë me bletë.

Për fat të keq, Emily tashmë kishte disa abortime spontane, por këtë herë gjithçka ishte në rregull. Kur i kishte bërë këto fotografi, ajo ishte në shtatzani të shtyrë.

“Kam dashur të gjej mënyrë për t’i shprehur ndjenjat e mija. Dhe përfundimisht i dola, kur i përfshiva bletët në këtë ide”, ka thënë ajo sipas medieve.

Ajo ia doli në idenë e saj. I joshi bletët dhe bëri një varg fotografish të mahnitshme. Fotografitë shpejt u bënë hit në rrjetet shoqërore, ndërsa Emili brenda natës u bë e njohur.

Në fustan të bardhë, me rreth 20 mijë bletë në vete, pozonte e lumtur dhe e plotësuar. Emily kujdesej që bletët të jenë të kënaqura, që të mos ndodhë ta pickojnë gjatë fotografimit.

Mirëpo, 6 ditë para lindjes, Emily ndjen dhembjet dhe e kupton se bebja po lëvizte gjithnjë e më pak. Kur ka shkuar në spital, ia kanë thënë lajmin e trishtuar.

Shpresonte se mjeku do t’i thotë se gjithçka është në rregull dhe ta përgatisin për të lindur. Kur doli se më nuk ka rrahje të zemrës së foshnjës, ajo qau nga trishtimi e dhimbja.

Ende nuk e dinë se çfarë e shkaktoi dështimin. Shpresojnë se mjekët do ta konstatojnë këtë. Zoti e ka kthyer birin tonë në qiell, ë atje ta ketë bletat – ka shkruar nëna e pikëlluar.