Dhuna në familjet kosovare po vazhdon e duke shënuar rritje të mëdha, ku nga raportet e policisë për çdo ditë ka shumëllojshmëri të rasteve.
Në ngjarje tjetër e dhunës në familje ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, atje një grua është sulmuar fizikisht.
Sulmi ndaj ndaj saj ka ardhur pikërisht nga bashkëshorti i saj dhe vjehrri i saj, madje në shtëpinë që banonin së bashku të gjithë.
Pas sulmit viktima ka kërkuar tretman mjekësor për shkak të lëndimeve që ka marrë nga burri dhe vjehrri i saj.
Pas kësaj ngjarje dy të dyshuarit janë arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje.
“Janë arrestuar dy te dyshuar meshkuj kosovarë (babë e djalë) vjehrri dhe bashkëshorti, pasi që të njëjtit kanë ushtruar dhunë fizike ndaj viktimës femër kosovare, e njëjta ka pranuar tretman mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.







