Në njëvjetorin e lindjes së vajzës, Xhensila publikon momentin e parë kur mori në krah Ajkën pas lindjes

Dita e së premtes ka qenë më e veçantë për çiftin e njohur, Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallaku.

Kjo pasi vajza e tyre e vogël, Ajka, ka festuar njëvjetorin e lindjes.

Në këtë ditë, dyshja kanë vendosur që të organizojnë një festë të veçantë për më të voglën e tyre, e cila tashmë ua ka ndryshuar jetën.

Më emocionale në këtë ditë është treguar Xhensila, e cila ka publikuar një video që shfaq momentin e parë kur mori të bijën e saj në krah pas lindjes.

“12.07.2018, Bes Kallaku, Rezarta Shkurta, faleminderit që përjetësove këtë moment”, ka shkruar Myrtezaj duke falënderuar kështu këngëtaren e njohur për realizimin e videos.

Ndërkohë, gjatë ditës edhe aktori i humorit Bes Kallaku, publikoi në rrjetet sociale një fotografi me dedikim special për Ajkën.

“O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tende te pare. Unë nuk do te te shkruaj shumë gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin për ty edhe akoma nuk e ka mbaruar . C’ti bëjmë qaramanes? Egziston një force aq e madhe tërheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri. Lutu gjithmonë qe te kesh sy qe shohin me te mirën tek te tjerët”, ka shkruar Kallaku.

View this post on Instagram

O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar ?. Cti bejm qaramanes? ? Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri. Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret. Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen. Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit. Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt ?). Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje. Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” ? Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

loading…