Në mesin e 28 viktimave edhe një viktimë i moshës 20-29

Kosova është duke kaluar nëpër një valë të re të virusit.

Që më shumë se tri apo katër javë janë duke u shënuar numër i madh me vdekje dhe raste pozitive në Kosovë.

Sot është shënuar një ulje e raste pozitive me gjithsej 489 por jo edhe të viktimave, ku vetëm sot janë shënuar 28.

Varianti i ri i virusit Delta, po prek shumë persona të moshës së re.

Vetëm dy ditët e fundit në Kosovë kanë vdekur dy vajza, njëra 28 e tjetra 26 vjeç.

E në mesin e viktimave të 24 orëve të fundit, bën pjesë edhe një i ri i moshës 20 deri në 29 vjeç.

Ndërkohë, në Kosovë janë në fuqi masa antiCOVID që pritet të jenë në fuqi deri më 13 shtator.