Policia e Kosovës ka njoftuar se dje në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë, rreth orës 21:00, ankuesi mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij private jashtë detyrës, papritmas është ndaluar nga një veturë civile BMW pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe i shoqëruar me tre te dyshuar meshkuj kosovarë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, bëhet e ditur se dje ankuesi mashkull pjesëtar i Policisë së Kosovës, është kanosur me familje nga disa të dyshuar.

“Ankuesi mashkull kosovar pjesëtar i Policisë së Kosovës ka raportuar se deri sa ka qenë në lëvizje me veturën e tij private jashtë detyrës, papritmas është ndaluar nga një veturë civile BMË pronë e të dyshuarit mashkull kosovar dhe i shoqëruar me tre te dyshuar meshkuj kosovarë. Sipas ankuesit, i dyshuari e kishte kanosur me familje dhe të njëjtin ishin larguar nga vendi i ngjarjes. Pas informatës vetura e lartcekur është ndaluar nga njësiti policor, mirëpo i dyshuari i cili kishte kanosur viktimën nuk është hasur në veturë”, thuhet në raport.
Tutje thuhet se tre të dyshuarit tjerë janë shoqëruar në polici dhe pas intervistimit, me urdhër të prokurorit kujdestar janë liruar në procedurë të rregullt.