Aleksandër Vulin, ministër i Brendshëm i Serbisë, sot do të takohet me kryediplomatin rus, Sergei Lavrov, në Moskë.
Në kohën kur perëndimi po e sanksionon Rusinë për shkak të luftës së saj pushtuese në Ukrainë, Aleksnadër Vuçiq e ka dërguar në Kremlin një nga zyrtarët më të lartë të shtetit.
E takimin Vulin-Lavrov pritet që ta dominojë tema e Kosovës.
Por sipas MInistrisë së Jashtme të Rusisë, në atë takim do të fltiet për bashkëpunimin Rusi-Serbi.
Beogradi nuk ka vendosur sanksione ndaj Kremlinit, përkundër se formalisht e ka kundërshtuar intervenimin në Ukrainë.
Ndërkohë dialogu Kosovë-Serbi po vazhdon, në një situatë të tensionuar ku takimi i 17 gushtit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit Serbisë përfundoi pa marrëveshje për reciprocitetin e targave dhe dokumenteve.
E reciprocititeti do të hyjë në fuqi më 1 shtator.







