QKUK

Në Klinikën Infektive po trajtohen 10 raste: 3 prej tyre në gjendje më të rëndë

Në Klinikën Infektive të QKUK’së janë duke u trajtuar 10 pacientë të prekur me koronairus.

Në Kosovë deri më tani janë 985 persona të infektuar me koronavirus, ku 736 pre tyre kanë arritur të shërohen ndërkaq, 29 persona kanë humbur jetën nga kjo betejë.

Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka bërë të ditur se në Klinikën Infektive janë duke u trajtuar 10 pacientë me COVID-19, ku tre prej tyre janë në gjendje më të rëndë dhe janë në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Njoftimi i plotë:

Në Kliniken Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sipas raportit të datës 18.05.2020, janë duke u trajtuar 10 raste me Covid-19.

7 raste janë në gjendje stabile, 3 raste janë në gjendje më të rënduar në trajtim me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive, 2 prej tyre janë duke u trajtuar në Mjekimin Intensiv të kësaj klinike, kurse nga klinika do të lirohen 5 raste