Në këtë shtet nga nesër hapen shkollat

Asnjë rast i ri i infeksionit koronavirus nuk është konfirmuar në Slloveni në 24 orët e fundit.

Kjo është dita e katërt me radhë pa ndonjë rast infeksioni, njoftoi sot qeveria sllovene.

17 persona janë shtruar në spital, tre prej tyre në kujdes intensiv, mes tyre një person në respirator. Numri i pacientëve në spital për shkak të Covid-19 vazhdon të ulet.

Numri i vdekjeve u rrit në 24 orë për dy persona, kështu që ka gjithsej 107 vdekje që nga fillimi i epidemisë.

Si pjesë e masave të relaksimit, klasat përfundimtare të shkollave fillore do të fillojnë në Slloveni të hënën.

Qeveria do të diskutojë mundësinë e kthimit të të gjithë fëmijëve të tjerë të shkollave fillore në klasa gjatë javës tjetër, me të gjitha masat e planifikuara epidemiologjike dhe me grupe më të vogla në klasa