I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë -Serbi, Mirosllav Lajçak, pas takimeve që pati dje me liderët e shtetit sot po zhvillon takohet me shefat e partive në vend.

Derisa sot është takuar me kreun e LVV’së, Albin Kurtin dhe të parin e LDK’së, Isa Mustafën, ai gjatë ditës ka paraparë edhe disa takime tjera, ku i radhës është takimi me liderin e AAK’së.

I njëjti sot do të takohet në ora 14:30 me kreun e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limajn.

Lajçak do të qëndrojë në Kosovë edhe nesër, derisa është paralajmëruar edhe një takim i tij me kryeministrin Avdullah Hoti.