Në dyshim e ardhmja e Calhanoglut te Milani

Hakan Calhanoglu mund të largohet nga Milani në fund të merkatos.

Mesfushori i cili është pjesë e kuqezinjve që nga viti 2017, kur u transferua nga Bayer Leverkuseni për shumën e 24 milionë eurove, pëlqehet shumë nga trajneri i skuadrës së Torinos, Mazzarri.

Klubi granata kërkon të përforcojë repartin e mesfushës dhe turku i Milanit është objektivi kryesor i tyre.

Për të arritur sa më parë te 25-vjeçari, drejtori sportiv, Bava, ka nisur bisedimet me drejtuesit e klubit nga Milanello.

loading…