Ne 25-vjetorin e protestave studentore, Muhamet Mavraj dhe Sadik Zeqiri vizitojnë ish-krerët e UÇK-së: Sot do të përqafohem me strategët e lirisë

Ish-lideri i protestave studentore, Muhamet Mavraj, dhe gazetari Sadik Zeqiri në 25 vjetorin e protestave studentore kanë vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Këtë e kanë bërë të ditur ata me anë të postimeve në Facebook.

“Ne kete jubile sot do te perqafohem me strateget e lirise dhe pavaresise se Kosoves. Nga te gjallet, ne kete 25 vjetor, askush me shume sesa keta nuk meriton respektin dhe perkrahjen”, ka shkruar Mavraj.

Postimi i plotë:

Ju pershendes nga Haga!

Urime 25 vjetorin e protestave studentore te 1 tetorit 1997!

Ne kete jubile sot do te perqafohem me strateget e lirise dhe pavaresise se Kosoves. Nga te gjallet, ne kete 25 vjetor, askush me shume sesa keta nuk meriton respektin dhe perkrahjen.

Te falat Tuaja po ua percjelli! E di se i pershendesni.

Ndërsa Sadik Zeqiri ka shkruar shkurt “Me Mavrajn te Çlirimtarët”.