Kryeministri Ramush Haradinaj, mbrëmë ju ka bërë mësimdhënësve një ofertë në mënyrë që ta ndalin grevën.

Megjithë këtë SBASHK-u këmbëngul në përmbushjen e plotë të kërkesave të tyre.

Këshilli Drejtues i kësaj sindikate do të mblidhet sot në orën 14:30 për të diskutuar për ofertën dhe hapat e tyre të mëtejmë.

Poashtu aty temë do të jetë edhe situata aktuale në terren.

Përndryshe drejtuesit e SBASHK me në krye Rrahman Jasharajn kanë vizituar Vushtrrinë ku kanë qëndruar në dy shkolla të mesme të ulëta të kësaj komune.