Në listën e AAK-së për Prishtinë do të jetë edhe ikona e futbollit Kushtrim Mushica

Ikona e futbollit prishtinas Kushtrim Mushica do të jetë kandidat për asambleist në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Prishtinë.

Këtë e ka bërë të ditur kandidati për kryetar të Prishtinës, Daut Haradinaj.

“Në listën e AAK-së për Prishtinë do të jetë edhe ikona e futbollit Kushtrim Mushica. Sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën njëri ndër sportistët më të dalluar të kryeqytetit tonë. Kushtrim Mushica për vite të tëra mbajti lart flamurin e sportit kosovar”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook.

Njoftimi i plotë:

Në listën e AAK-së për Prishtinë do të jetë edhe ikona e futbollit Kushtrim Mushica Sot edhe zyrtarisht po i hyn garës për Prishtinën njëri ndër sportistët më të dalluar të kryeqytetit tonë. Kushtrim Mushica për vite të tëra mbajti lart flamurin e sportit kosovar . Ashtu siç kemi paralajmëruar se gara për Prishtinën do të ketë gjithëpërfshirje, këtë po e dëshmojmë sot, duke garuar me një sportist të shkëlqyer të Prishtinës. Sporti në tërësi në Kosovë, dhe veçmas në Prishtinë, ka arritur që të jetë njëra ndër vlerat më të larta të rinisë sonë, prandaj edhe do të ketë mbështetje të parezervë nga qeverisja e ardhshme. Kryeqyteti ynë ka mbi 200 klube sportive të natyrave të ndryshme, të cilat shpeshherë edhe janë injoruar nga qeverisjet e deritanishme. Sporti është zemra e rinisë sonë dhe ashtu do të trajtohet. Plisat e Prishtinës do të jenë me zyre dhe buxhetin e vet, në të ardhmën e afërt. Suksese Kushtrim! Na priftë e mbara!