Ndryshon moti tërësisht, bora mbulon Kosovën!

Pas ditëve të nxehta e me diell, sonte janë rikthyer reshjet e borës.

Përpos që bora ka rifilluar thuajse në gjithë Kosovën, Dragashi dhe Vitia veçse po mbulohet brenda pak minutave./ballkani.info/

Edhe sipas meterologëve java e parë e pranverës do të fillojë me kushte tjera metereologjike, ku do të ketë reshje  kohë pas kohe të shiut dhe borës.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet -4 deri në 2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 3-12 gradë Celsius.