Ndryshon moti ditëve në vazhdim: Vjen freskia, mund të ketë edhe riga shiu

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit relativisht të freskëta. Pas rrezeve të diellit të cilat parashihen kryesisht në pjesën e parë të ditës, pjesa tjetër e ditës mbetet nën ndikimin e vranësirave të dendura dhe të pa qëndrueshme.

Kjo situatë meteorologjike, do të kushtëzojë mot me riga shiu të intensitetit të dobët deri mesatar, ndërsa në disa territore parashihen shkarkime rrufesh dhe mundësi për reshje breshëri. Në fushat termike parashihen rënie sidomos në vlerat e maksimaleve.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-26 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-8m/s.