Ndryshimi i ushtarëve para, gjatë dhe pas luftës

Imazhe që prekin shpirtin: Ndryshimi i ushtarëve para, gjatë dhe pas luftës

Një regjisorë i cili njihet me emrin Lalange Snow, ka bërë disa fotografi të cilat tregojnë se sa ndryshe një person duket, para gjatë dhe pas shkuarjes në luftë.

Ai ka fotografuar dhe intervistuar 14 pjesëmarrës që ishin në procesin e shkuarjes në luftë në Afganistan.

Foto të bëra më fytyrë afër të ushtarëve janë pak para se u nisën për detyrë, më pas 3 muaj pasi që ishin në mes të luftës, ndërsa fotoja e tretë tregon kohën finale pasi janë kthyer nga lufta., raporton “NEWS”.

Historia e regjisorit quhet “We are The not Dead” – “ne jemi ata që nuk kemi vdekur”, dhe qëllimi i këtij projekti ishte që të tregohej gjendja fizike dhe psikologjike që i shkakton lufta një personi, por vetëm duke e treguar gjendjen e fytyrës e cila tregon shumë.

Intervistat me ushtarë në seritë e fotove tregojnë se ata kanë kaluar një kohë tejet të vështirë dhe të tmerrshme dhe shumica prej tyre janë penduar përgjatë kohës si ushtarë. Madje është shumë e zakonshme që ushtarët të kthehen në shtëpi me çrregullime mendore, si stres ankth, depresion dhe sëmundje tjera mendore.

Shumica prej tyre nuk kanë thënë që shpesh herë nuk e dinim as për çka po luftonim.

loading…