Ndryshimi i emrit të Facebook, por a e di Mark Zuckerberg se çfarë do të thotë Meta në hebraisht?

Emri i ri i zgjedhur nga “Facebook” për të përmbledhur në një kompani mëmë të gjitha rrjetet e platformat sociale që kontrollon ka shkaktuar reagime të ndryshme në botë.

Ndërsa në hebraisht, emërtimi i ri i zgjedhur nga Zuckenberg do të thotë “i/e vdekur.”

Ndaj, ndryshimi i emrit shkaktoi reagime humoristike edhe në Izrael. Përdoruesit në “Twitter” e zgjatën shakanë nën hashtagun “FacebookDead”, që në shqip përkthehet “Facebook i vdekur”.

Por më tej edhe “Meta-Dead”, Meta ka vdekur.