Ndodh rrallë e përmallë! Ish e dashura e uron këngëtarin shqiptar për ditëlindje

Ditën e djeshme ka festuar ditëlindjen këngëtari i njohur shqiptar, Ardian Bujupi.

Urimet ishin të shumta por pa dyshim ai që mori vëmendjen ishte urimi i ish të dashurës së tij, Sabrine Khan.

Ajo ka publikuar në InstaStory një video të saj me këngën e fundit të Bujupit “Baila Morena” ku shkruante: “Gëzuar ditëlindjen Ardian. Më në fund 30”.

Videon e modeles e ka ripostuar edhe Ardiani në Instagram, i cili i ka shoqëruar me një emoji falenderues për urimin e ditëlindjes.