Ndizet “lufta”? Stresi thumbon Noizyn por kësaj radhe me “ndihmën” e një reperi tjetër

Stresi ka thumbuar Noizyn por kësaj radhe po përdor një tjetër reper shqiptar.

Dihet tashmë që Noizy dhe Stresi nuk shkojnë mirë dhe duket se marrëdhëniet e tyre nuk ka shpresë të rregullohen, shkruan lajmi.net.

Ndërsa ky i fundit i cili hodhi një ‘thumb’ për Noizy-n ishte vetë Stresi, i cili ka ripostuar videon e performancës së reperit Big Kik i cili ishte i ftuar në emisionin “Gjoni Black”.

Big Kik fillimisht ishte pjesë e grupit “OTR”, siç tregon edhe në freestyle-in e tij, ku thotë se Noizy e hoqi atë nga grupi pa ndonjë arsye.

“E kom nis me Noizyn, për atë Zot të madh se di pse nga grupi m’hoqi. Jo se kam naj gjo me to se s’du me majt inate po s’di pse jena nda. Pse mu fut blloku pa dy llafe. S’kam kohë me bo debate, nga ty dua një arsye, mendoja se me OTR do kapja yjet”- thotë Big Kik ndër të tjera.

Këto fjalë për Noizy-n duket se i kanë lënë pështypje Stresit, i cili ka ndarë në Instastory videon dhe krahas saj shkruan shkroi, “E paska degjeneru boli”.