Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar të shtunën se ka përfunduar ndërtimi i mbikalimit për këmbësorë në Veternik.

Durmishi përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se ky mbikalim është me konstruksion metalik, raporton Ballkani.info.

“Lajm tejet i mirë. Ka përfunduar ndërtimi i (konstruksionit metalik) mbikalimit për këmbësorë në rrugën nacionale N25.2 në Veternik. Jemi këtu për sigurinë e qytetarëve dhe përmirësimin e cilësinë së jetesës së tyre”, ka shkruar ai./Ballkani.info/

Njoftimi i plotë: