Ndërron jetë këngëtari Eddie Money

Eddie Money, këngëtari i hitit “Two tickets to paradise” ka vdekur në moshën 70 vjeçare.

Këngëtari amerikan Eddie Money, i cili pati sukses të madh nvitet ’70 dhe ’80 me këngë të tilla si “Two Tickets to Paradise” dhe “Take Me Home Tonight”, ka vdekur në moshën 70 vjeçare, shkruan BBC.

Money publikoi 11 albume dhe shiti afro 30 milionë kopje të tyre gjatë gjithë karrierës që zgjati katër dekada.

Ai po ashtu luajti në “Real Money”, një serial që debutoi vitin e kaluar. Muajin e kaluar, ai zbuloi se kishte kancerin e egzofagut në fazën e katërt.

Në njoftimin e familjes së këngëtarit thuhet “Ishte e rëndë t’i themi lamtumirë burrit dhe babait tonë të dahsur. Është kaq e vështirë të imagjinohet bota pa të. Megjithatë, ai do të jetojë përgjimonë përmes muzikës së tij”.

Eddie Money, lindi Edward Joseph Mahoney në Brooklyn, Nju Jorknë 1949, lëshoi ​​albumin e tij të parë, të vetëtitulluar në 1977. Ai shiti më shumë se dy milion kopje dhe kishte hite siç janë Baby Hold On.

Mondey u diagnostikua me kancer në 24 gusht në një klip për serinë e dytë të Real Money, në rrjetin kabllor dhe satelitor AXS TV.

loading…