Ndërron jetë ish komisionerja e lartë e OKB-së për refugjatë

Akademikja dhe diplomatja japoneze, Sadoko Ogata, ka ndërruar jetë në moshën 92 vjeçare.

Ai ka qenë gruaja e parë e emëruar si komisionere e lartë e OKB-së për refugjatët.

Ngushëllime për vdekjen e saj ka shprehur Ambasadori i Kosovës në Japoni, Leon Malazogu.

“I pikëllueshëm lajmi se bota ka humbur Sadoko Ogatën. Kosova gjithmonë do ta kujtoj atë si njeri që i qëndroi pranë në kohët më të errëta”, ka shkruar Malazogu në Facebook.

“Më 2017 ajo është dekoruar me medaljen Presidenciale “Shën Nënë Tereza” nga Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi. Kosova bashkëndjen me Japoninë”.

loading…