Ndërroi jetë veprimtari dhe humanisti ferizajas, Gani Reshani

Sot, në Ferizaj ka ndërruar jetë veprimtari e patrioti i shquar i çështjes kombëtare, humanisti e financuesi i kauzës kombëtare për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

I ndjeri pas vetes ka lënë gjurmë të pashlyeshme të kontributit kombëtar, human, shoqëror e social në organizimin e aktiviteteve në disporë përgjatë 40 viteve sa jetoi e punoi si dhe kontribut tejet të madh në zhvillimin ekonomik të viteve të pasluftës në vend.

Varrimi i të ndjerit bëhet me datë: 30.06.2021 në ora: 17:00 në varrezat përballē ish-fabrikës së tubave, në rrugën “Driton Islami në Ferizaj.