Ndarja me Piquen, Shakira dëshiron të rikthejë çmimet që ka fituar ndër vite të cilat ndodhen në zyrat e tij

Shakira dhe Gerard Pique po kalojnë momentin më sfidues të jetës së tyre.

Pasi i dhanë fund romancës së tyre prej 12 vitesh, duket se më në fund do të përballen me njëri-tjetrin në gjykatë për kujdestarinë e fëmijëve, por edhe për pasuritë materiale.

Tani, siç raportohet nga fotografi Jordi Martin, ka diçka që Shakira e pëlqen shumë, ajo është në zyrat e Pique në selinë e Kosmos.

“Çmimet Grammy të Shakiras janë ende të ekspozuara atje dhe ai nuk ia ka kthyer ato”, konfirmoi Martin.

Megjithatë, kjo nuk është e këndshme për të dashurën e re të Pique, Clara Chia Marti, e cila i sheh çdo ditë çmimet, pasi punon në Kosmos si koordinatore eventesh.

Gjithsej janë 15 çmime që kanë mbetur nëpër zyra dhe këngëtarja nuk është e gatshme t’i humbë ato.

Shakira dëshiron të transferohet në Miami dhe t’i shpëtojë ngacmimeve që po merr në Katalonjë. Sipas të njëjtit gazetar, mbrojtësi i Barcelonës do të ishte i gatshëm të nënshkruante marrëveshjen që ish-gruaja e tij t’i çonte fëmijët në Shtetet e Bashkuara në këmbim të një pakete biletash të klasit të parë për t’i vizituar ata dhe një kompensim financiar prej 400 mijë dollarësh.

Diçka që do ta ndihmonte çiftin të përpiqet të rifillojë një marrëveshje janë problemet sportive me të cilat përballet aktualisht mbrojtësi.

Xavi Hernandez nuk llogarit në veteranin dhe largimi i tij nga skuadra katalanase është gjithnjë e më e mundshme.