Katërnjakë

Ndahen mjete financiare dhe sigurohet një asistente për 26-vjeçaren nga Podujeva që lindi katërnjakë

Sot është raportuar për një rast shumë të rrallë në Kosovë.

Një 26 vjecare nga Podujeva ka lindur katërnjakë: tre gjinisë mashkullore dhe një të gjinisë femërore.

Ky rast ka marrë edhe reagime të shumta – sidomos në rrjete sociale.

E për këtë, kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se do të ndajë një shumë parash për nënën e katërnjakve.

Po ashtu, me buxhet të Komunës do të sigurohet edhe një asistente për ta ndihmuar 26-vjeçaren.