Natyra Kuçi e quan tradhtar Albin Kurtin

Natyra Kuçi, e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për vendimin e heqjes së taksës. 

Anëtarja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, e ka kritikuar kryeministrin, Albin Kurti për vendimin e heqjes së taksës.

Ajo përmes një statusi në Facebook ka shkruar se kur Ramush Haradinaj e kishte votuar demarkacionin, VV e quajti tradhëti derisa votimi bëhej nën presion të madh ndërkombëtar.

“Tash në pushtet, vendimi i parë i madh i Kurtit ishte heqja e taksës 100% ndaj Serbisë. I njëjti presion ndërkombëtar është edhe sot”, u shpreh ajo.