Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka thënë se Aleanca s’ka planifikuar të dërgojë trupa ushtarake në Ukrainë, ka raportuar TheGuardian të martën.

Ai ka deklaruar se NATO-ja i ka ofruar mbështetje të paprecedentë Ukrainës.

“Ne e kemi bërë këtë që nga viti 2014 dhe e kemi shtuar (mbështetjen) pas pushtimit në shkallë të gjerë. Por nuk ka plane për trupat luftarake të NATO-s në terren në Ukrainë”, ka thënë ai.

Kundër kësaj janë shprehur edhe Gjermania, Suedia, Hungaria, Polonia, Republika Çeke.