Zhvillimet e fundit

NATO në mbledhjen e ardhshme do ta shqyrtojë raportin me Ushtrinë e Kosovës

Zëdhënësi i KFOR-it, Vincenzo Grasso ka thënë sonte se vendet anëtare të NATO-s, pasi vendimit të institucioneve të Kosovës që të transformojnë FSK-në në Ushtri, në njërin nga takimet e radhës do ta shqyrtojnë mënyrën e re të angazhimit të Aleancës në raport me FSK-në.

Ai për mediat serbe ka thënë se KFOR-i mbetet në Kosovë, transmeton Ballkani.info,

Sipas tij, mandanti i KFOR-it është garantimi i sigurisë dhe mbrojtja e të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Në pyetjen se çfarë do të thotë në praktikë ajo që është thënë sot se NATO do të shqyrtojë vendimin e Kosovës, Grasso ka përseritur atë që ka thënë sekretari general i Aleancës, Jens Stoltenberg se “të gjitha vendet anëtare do të takohen dhe do të marrim vendim për angazhimin e ri të NATO-s në Kosovë dhe raportin ndaj FSK-së”. /Ballkani.info/