Napoli “shkel” Romën e Ranierit

Napoli ka fituar bindshëm 1 me 4 si mysafir i Romës së Claudio Ranierit në xhiron e 29-të të Serisë A.

Arkadiusz Milik realizoi pas vetëm dy minutash lojë për të kaluar Napolin në epërsi. Diego Perotti barazoi gjithçka në fund të pjesës së parë. Dries Mertens, Simone Verdi dhe Amin Younes shënuan në pjesën e dytë për fitoren e Napolit.

Napoli në tabelë ka 63 pikë në pozitën e dytë, me 15 pikë prapa Juventusit që prin. Roma është e gjashta me 47 pikë, një më pak se Atalanta që është e pesta.