Napoli pas Diego Costas

Diego Costa mund të largohet nga Atletico Madridi në ditët e fundit të afatit kalimtar të verës.

Sulmuesi brazilian me pasaportë spanjolle mund ta vazhdojë karrierën në Serie A.

Sipas mediumit italian “La Repubblica”, interesim për ish futbollistin e Chelseat ka shfaqur Napoli.

Carlo Ancelotti është në kërkim të një sulmuesi gjatë tërë verës, por ende nuk ka arritur ta transferojë atë.

Prandaj, Costa mund të jetë “Mister X” i Napolit për sezonin e ri.

Gjithashtu, klubi nga “San Paolo” është i interesuar edhe për sulmuesin e Interit, Mauro Icardi.

loading…