Napoli mposht Sampdorian

Napoli ka shënuar fitore në shtëpi ndaj Sampdorias me rezultat prej 2 me 0.

Ishte belgu Mertens që shkëlqeu në këtë takim, duke shënuar të dy golat për Napolin.

Golin e parë e shënoi në minutën e 13 të ndeshjes pas asistimit nga Di Lorenzo.

Derisa në golin e dytë i asistoi Llorente në minutën e 67.

Aktualisht Napoli zë vendin e katërt me gjashtë pikë, derisa Sampdoria në vendin e fundit s’ka marrë asnjë pikë në tri xhirot e para në Serie A.

loading…