Napoli e Chievo ndajnë pikët

Napoli dhe Chievo barazuan pa gola në xhiron e 13-të në Serie A në ndeshjen e zhvilluar të dielën në “Sao Paolo”.

Skuadra e Carlo Ancelottit nuk arriti të marrë fitore para tifozëve dhe t’i qëndrojë afër Juventusit, dhe tani ka një diferencë prej tetë pikëve, dhe një pikë më shumë se Interi në pozitën e tretë.

Napolitanët kryesisht e dominuan ndeshjen me posedim të topit dhe mundësi të shumta shënimi mirëpo pa sukses.

Në ndeshjen e ardhshme në Serie A, Napoli luan si mysafir ndaj Atalantas, kurse Chievo e pret në shtëpi Lazion.