Napoli afër Lozanos

Në pritje të një përgjigjeje nga Mauro Icardi, Napoli përgatitet për të mirëpritur meksikanin Hirving Lozano.

Sulmuesi meksikan ka mbërritur në Romë dhe sot do të kryejë vizitat mjekësore në llogari të Napolit dhe nëse i kalon me sukses më pas do të zyrtarizohet si blerja më e re e të kaltërve.

Paga e Lozanos te Napoli do t’i kalojë 4 milionë eurot ndërkohë që në arkat PSV Eindhoven do të shkojnë 42 milionë euro përfshirë edhe bonuset ndërsa një % e caktuar do të shkojë në adresë të Pachucas, klubit ku Lozano luante para se të transferohej në Holandë.

Meksikani do të barazojë blerjen më të shtrenjtë në historinë e Napolit pasi deri tani vendin e parë e mbante Gonzalo Higuain me 42 milionë euro.

loading…