Nait Hasani viziton babain e ish-presidentit Thaçi

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani ka vizituar Haxhi Thaçin, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Në disa fotografi të publikuara, Hasani shihet në odë pranë babait të ish-presidentit të Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Hasani dhe Thaçi shihen të buzëqeshur, teksa bisedojnë me njëri-tjetrin.

Kjo vizitë është bërë pikërisht në kohën e festave të fundvitit.

Kjo është hera e dytë që familja e presidentit feston pa ish-liderin e UÇK-së, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.