belgu

Nainggolan rikthehet nga lëndimi

Matias Vecino ende do të mungojë në ndeshjen kruciale të Interit në Ligën e Kampionëve me PSV, por Radja Nainggolan është kthyer në skuadër

Nerazzurri duhet të këtë rezultat më të mirë se Tottenhami nesër për të arritur në 1/8-ën e finales, përderisa skuadra angleze duhet të fitojë për të kaluar tutje.

Spurs do të luajnë kundër Barcelonës në Camp Nou, kështu që nëse skuadra e Luciano Spallettit fiton atëherë ata duhet që të shpresojnë që Tottenham të mos fitojë në Barcelonë.

Këtë mbroje trajneri ka treguar për skuadrën që do të luajnë nesër, me Vecinon që mungon.

Ka një rikthim të befasishëm të Radja Nainggolan, i cili ishte dërguar jashtë pasi ishte lënduar në Wembley kundër Tottenhamit muajin e kaluar.

Skuadra e Interit kundër PSV: Handanovic, Padelli, Berni, Vrsaljko, De Vrij, Ranocchia, Asamoah, Miranda, D’Ambrosio, Skriniar, Nainggolan, Borja Valero, Perisic, Brozovic, Icardi, Lautaro Martinez, Keita Balde, Politano, Candreva