Nainggolan mendon të kthehet te Cagliari
Përveç Mauro Icardit, Radja Nainggolan është një tjetër lojtar që Conte ka lënë jashtë projektit të tij te Interi.
Për mesfushorin kanë nisur tratativat për një largim, me Jiangsu Suning që ka shprehur fillimisht interes për të, ndërkohë që edhe Sampdoria ëndërron të transferojë belgun.
Por përveç skuadrës nga Genova, një tjetër ekip në Serie A që dëshiron shërbimet e mesfushorit është edhe ish klubi i tij, Cagliari.
Në fakt më tepër se klubi sard, ai që insiston për t’u rikthyer në ishull është vetë 31-vjecari, por problem mbetet çmimi që Interi kërkon për të, plot 29 milionë euro, një shifër e pa përballueshme për një skuadër si Cagliari.