Naimi dhe Mihrija e kalojnë COVID-19

Dy artistët e njohur, Mihrije Braha dhe Naim Abazi, duket ta kenë mbajtur të fshehur infektimin nga COVID-19.

Kështu të paktën duket, pasi këngëtarja në një postim të fundit bëri të ditur se janë shëruar.

Mihrija zgjodhi të ndajë një fotografi me Naimin në rrjetin social Instagram, ku shiheshin duke kontaktuar me dikë në telefon.

“E kaluam”, shkruante ajo në përshkrim.

Fansa të tyre, kolegë dhe familjarë patën rastin t’i urojnë atyre më të mirat në komente.

Ndërkohë, një numër i madh i artistëve të estradës shqiptare kohëve të fundit janë shëruar nga virusi-vdekjeprurës.