BIK

Naim Tërnava fiton mandatin e katërt në BIK

Janë mbajtur zgjedhjet në Bashkësinë Islame të Kosovës.

Procesi i zgjedhjes së myftiut të ri ka filluar rreth orës 10, ndërsa kandidaturat zyrtare për pozitën e imamit kryesor nuk janë bërë publike.

Sipas burimeve, në garë ka pasur vetëm dy kandidat, Myftiu Naim Tërnava i cili synonte mandatin e 4 me rradhë dhe zëvendësi i tij Reshat Mexhiti.

Për të dy këta kandidatë, ka votuar trupi zgjedhor, i cili përbëhet nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Naim Tërnava i ka fituar zgjedhjet e BIK-ut, duke nisur mandatin e katërt me rradhë në krye të Bashkësisë Islame.

Ai mori 52 vota nga trupi zgjedhor i cili përbëhej nga 28 delegatë të Kuvendit, 28 kryetarët e Këshillave të Bashkësisë Islame të Kosovës në 28 komuna, si dhe një përfaqësues nga Medreseja dhe një nga Fakulteti i Shkencave Islame.

Kundërkandidat i Tërnavës ishte Reshat Mexhiti i cili mori gjashtë vota, ndërsa dy vota ishin të pavlefshme.

Rikandidimi për herë të katërt për këtë pozitë ka ngritur edhe disa dilema dhe njohës të islamit në Kosovë kanë thënë se Tërnava po e shkel Kushtetutën e BIK-ut.