Naim Abazi thotë se është si Iniesta

Këngëtari dhe moderatori, Naim Abazi ka komentuar ndeshjet e djeshme në Kampionatin Evropian “Euro 2020”.

Abazi ishte i ftuar së bashku me gruan e tij, Mihrie Brahën në emisionin “Euro Dueli” në RTV Dukagjini.

Në mes të tjerash, ai foli edhe për ngjashmërinë me ish-futbollistin legjendar të Barcelonës, Andres Iniestan.

“Unë luaj futboll. Zakonisht më thonë se jam si Iniesta, por jo, ai është sikur unë”, deklaroi ai.

“E për të luajtur, nuk e di, Messi luan ndoshta si unë”, tha Abazi duke qeshur.

Në fund, Abazi provoi aftësitë e tij në zhonglimin e topit.