Nënkryetarja e Kuvendit, Arbërie Nagavci i ka reaguar kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa i cili shkruajti se tri interpelancat janë tri mësymje drejt Kryeministrit Hoti.

Nagavci shkruan se reagimi i Mustafës për interpelancat e thirrur nga VV tregon jo llogaridhënien e jo transparencës dhe gjendjen dëshpëruese në të cilën ka rënë LDK.

Ajo thotë se raportimi i Kryeministrit është përgjegjësi e tij edhe pse është jo legjitim.

Nënkryetarja e Kuvendit e akuzoi Mustafën s epo folë me gjuhën e partnerit të tij të vjetër, Thaçi.

“Njejtë fliste edhe ai: Jeni kundër Amerikës”, shkruan Nagavci.

Ky është reagimi i saj i plotë:

E drejta për mbikëqyrjen e punës së Qeverisë nga ana e deputetëve është e garantuar me Kushtetutë dhe Rregullore të Kuvendit.

Reagimi i Kryetarit të LDK-së për interpelancat e thirrura nga deputetët e LV! tregon jo vetëm gjendjen dëshpëruese në të cilën kanë rënë, papërgjegjësinë e plotë, por edhe mënyrën se si e shohin pushtetin, pra pa llogaridhënie, pa transparencë e pa kompetencë. Zt. Mustafa e di se raportimi i Kryeministrit është përgjegjësi e tij, ndonëse zt. Hoti është Kryeministër jolegjitim, por ai zgjedh ta quaj “mësymje kundër Kryeministrit Hoti”.

Viktimizohet e mundohet të ndihmojë vartësin e tij duke folur me gjuhën e partnerit të tij të vjetër, Zt. Thaçi. Njëjtë fliste dhe ai: ”Jeni kundër Amerikës”. E në të njejtën kohë vazhdon angazhimin për të shtyrë përpara Zajednicën, projektin e nisur nga Thaçi e të vazhduar nga ai vet.
Zt. Mustafa e di se sot me Kryeministrin jolegjitim nuk janë as 60 deputetë, as pjesa dërrmuese e qytetarëve, andaj dhe mundohen të ikin nga përgjegjësia dhe të shmangin zgjedhjet. Gjithë çfarë u ka mbetur është të fshihen si zakonisht në deklarata për kinse miqësinë, ndonëse të pabaza e të paqena.